Titull tronditës, informacioni i pasaktë

[Recension: Maqedonia pritet të tronditet sot nga gjykimi i komandant Sokolit,pritet të dihet se kush i solli kosovarët në Lagjen e Trimave]

Opinioni shpeshherë tronditet nga titujt e portaleve të përditshme. Jo rrallëherë kërkojmë e s’e gjejmë në përmbajtje atë që është paralajmëruar në titull. Tronditjet të njëpasnjëshme të opinionit për një klikim më tepër, sjellin përfitime afatshkurtëra,  por dëm afatgjatë të kredibilitetit të profesionit të gazetarisë.

downloadLinku deri te artikulli origjinal: Maqedonia pritet të tronditet sot nga gjykimi i komandant Sokolit,pritet të dihet se kush i solli kosovarët në Lagjen e Trimave

Data dhe koha e publikimit: 07.11.2016

Data e recensionit: 11.11.2016

Recensues: Xhenis Sulimani

Nga mënyra e raportimit, shihet se gazetari nuk i ka ndjekur seancat gjyqësore dhe po informon sipas qejfit të tij, e jo sipas rrjedhojës së seancave.

Ndërkohë, në Gjykatën penale Shkupi 1 do të mbahet seancë ku pjesëtarët e grupit të armatosur do të japin dëshminë e tyre se pse kanë qenë të pranishëm në Lagjen e Trimave në Kumanovë shkruan Zhurnal.

Seanca gjyqësore në fjalë është mbajtur prapa dyerve të mbyllura, për faktin se në seancën paraprake është informuar se do të bëhet prezantimi i Masave të Vecanta Hetuese nga ana e Prokurorisë Publike. Kështu që, në seancën gjyqësore, të cilës i referohet gazetari në tekst, nuk kanë qenë në radhë dëshmitë e të akuzuarve. Nga kjo kuptojmë se me anë të informacionit të plasuar në tekst, me vetëdije manipulohet me opinionin, sikur nuk është mjaftuar vetëm titulli sensacional.

Prandaj, po të njëjtën ditë, as opinioni nuk u trondit e as nuk u mor vesh se kush i solli kosovarët, siç pretendohet në titullin e tekstit- “Maqedonia pritet të tronditet sot nga gjykimi i komandant Sokolit, pritet të dihet se kush i solli kosovarët në Lagjen e Trimave”.

Në këso rastesh, s’di se cilin leksion nga etika gazetareske duhet t’ua rikujtojmë së pari. Gazetaria jo etike dhe jo profesionale nuk është as në interes të publikut, e as të profesionit dhe vetë redaksisë. Kredibiliteti i gazetarisë dhe i një mediumi shtohet me informacione të sakta dhe të verifikuara.

“Gazetari nuk guxon që për shkak të atraksionit të tekstit/kontributit të nxisë shqetësime të pabazuara ose të manipulojë me ndjenjat e opinionit”, thuhet në Kodin Etik të gazetarëve.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button