“Samsung” e blen “Harman” për shumë prej tetë miliardë dollarëve

Gjiganti jugokorean “Samsung Elektroniks” kumtoi se ka ndërmend ta blejë prodhuesin amerikan “Harman Interneshënëll Indastris”.

Shumën të cilën do ta paguajë “Samsung”-u është tetë miliardë dollarë.

Ky hap është tentim i “Samsung”-ut për hyrje në tregun e teknologjisë automobilistike, ku po zhvillohet prodhimtaria e automobilave “të ndërlidhur” (Connected car).

“Samsung” në kumtesë thekson se ai treg deri në vitin 2025 do të ketë vlerë rreth 100 miliardë dollarë.

Harman është lider në “Connected car solutions” dhe mbi 30 milionë automjete janë të pajisura me sisteme të tij audio dhe elektronike. Sipas të dhënave të kompanisë, rreth shtatë miliardë dollarë përfitim i kompanisë Harman (deri më 30 shtator të këtij viti) është nga shitja e sistemeve elektronike për automjete.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button