Kërkohet nga ministrja Drejtësisë t’i marrë përgjegjësitë në rastin e Astrit Deharit

(E plotësuar) Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka thënë se deri më tani institucionet e Kosovës nuk kanë qenë në gjendje të dalim me vlerësime përfundimtare për vdekjen e Astrit Deharit, raporton gazeta online Insajderi.

Ai ka thënë se të gjithçka mund të ketë kuptim, por jo edhe vdekja e Astritit.

Avokati Gashi ka thënë se Astriti ishte paraburgosur pa asnjë provë te vetme për akuzat që rëndonin mbi të.

Besa Luzha nga shoqëria civile ka kërkuar nga ministrja e Drejtësisë, Dhuarata Hoxha, që t’i marrë përgjegjësitë që i takojnë për rastin.

Në fund të protestës është kërkuar një minutë heshtje në nderim të Arstit Deharit.

Fillon protesta “Drejtësi për Astritin”

Ka nisur protesta për aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Kësaj proteste i kanë bashkëngjitur një numër i madh i qytetarëve, aktivistë e udhëheqës të Vetëvendosjes.

Nën moton “Drejtësi për Astritin”, sot po mbahet protesta si vazhdimësi e protestave dhe pakënaqësive ndaj institucionet përgjegjëse për mënyrën e trajtimit të vdekjes së Astrit Deharit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button