BE nuk e përfill Erdoganin për Gulenin, polemika të ashpra (Dokument)

Bashkimi Evropian (BE) vazhdon të mos e përfillë Presidentin e Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, në lidhje me armikun e këtij të fundit Fethulla Gulen. Erdogan lëvizjen e Gulen, qinda herë e ka cilësuar si terroriste dhe e ka emërtuar FETO. Por edhe në raportin 102 faqe për vitin 2016 të Komisionit Evropian, nuk gjendet askund emërtimi FETO, shkruan Gazeta Express.

Ndërkaq në raport Turqia kritikohet ndaj gjendjes të jashtëzakonshme që ka shpallur në kuadër të së cilës janë arresuat mijëra vetë dhe mijëra të tjerë janë pushuar nga puna.
Pas publikimit të raportit kryetari i Parlamentit Evropian (PE), Martin Schulz, ka bërë një deklaratë të ashpër për Turqinë. Ai ka paralajmëruar se do të ketë sanksione ekonomike kundër saj, në rast se kthen dënimin me vdekje. Por nga ana tjetër ministri i Jashtëm turk është treguar indiferent ndaj kësaj deklarate.

“Nëse Turqia sjell dënimin me vdekje, atëherë e ka kaluar vijën e kuqe, që do të thote se ka mbaruar procesi i antarësimit të saj në BE. Në këtë situatë BE-ja do të mendojë edhe mundësinë e sanksioneve ekonomike për të”, tha Schulz.

Kurse, ministri i Jashtëm i Turqisë në lidhje me deklaratat e zyrtarit të BE-së shprehur se këto deklarata nuk kanë asnjë ndikim. Ai ftoi Schulz-in të bëjë çfarë të dojë.

Kliko këtu për Dokument

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button