Gjuriq: Telekomi i Serbisë mund të operojë lirshëm në Kosovë

Drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq ka bërë të ditur se sot ose nesër do të mund të ketë dakordime mes Prishtinës dhe Beogradit sa i përket telekomunikacionit.

Gjuriq ka thënë se nëse arrihet marrëveshja Telekomi i Serbisë do të mund të vazhdojë operimin dhe të njejtën kohë asetet e saj të jenë të mbrojtura.

Ai ka thënë se një marrëveshje e tij ishte paraparë në vitin 2013, e cila ishte konfirmuar në vitin 2015.

“Sot ose nesër pritet finalizimi i marrëveshjes. Serbët e Kosovës do të mund të përdorin shërbimet e Telekomit të Serbisë”, ka thënë Gjuriq, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, në rast se marrëveshja arrihet, nuk do të ketë më as edhe një problem të mundshëm sa i përket funksionimit të telekomit serb në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button