SHBA do të pranojë refugjatët e padëshiruar nga Australia

Australia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur marrëveshje në bazë të të cilës refugjatët që mbahen të bllokuar në qendrat ku vazhdojnë procedurat ndaj tyre në ishujt Nauru dhe Manus të transferohen në Amerikë, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë një fjalimi të tij në Canberra, kryeministri i Australisë Malcolm Turnbull u tha gazetarëve se kjo marrëveshje ka të bëjë vetëm për një përdorim dhe se është arritur pas planifikimeve disamuajshe.

“Kjo marrëveshje me SHBA-të nuk ka të bëjë me refugjatët ilegalë të cilët do të arrijnë në Australi në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Azilkërkuesit të cilët arrijnë në Australi përmes vijës ajrore dhe detare pa qenë të pajisur me viza të vlefshme, autoritetet i trajton si “emigrantë ilegalë”. Aktualisht e vetmja mundësi që kanë ata është të kthehen në shtetin e origjinës, ndërkohë që ata të cilët marrin statusin e refugjatit të vendosen në Kamboxhia.

Anadolu Agency ka mësuar se vetëm gjashtë refugjatë janë vendosur në Kamboxhia, ndërkohë që katër prej tyre kanë braktisur shtetin aziatik.

Televizioni ABC raporton se aktualisht në qendrën australiane për procedurat ndaj azilantëve të vendosur në ishullin Manus të Papua Guinea e Re gjenden rreth 872 njerëz dhe 390 të tjerë në qendrën në Nauru. Politika australiane për emigracion ndalon përjetësisht hyrjen në Australi të personave që janë mbajtur në këto qendra ku shqyrtohen procedurat.

Ndërsa Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) ka shprehur mbështetje për marrëveshjen në fjalë, dhe në një deklaratë zyrtare të publikuar të dielën, ai akuzon qasjen australiane për refugjatët të cilën e quan të dështuar.

“UNHCR mirëpret njoftimin se refugjatët që aktualisht mbahen në Nauru dhe Papua Guinea e Re do të rivendosen në bazë të një marrëveshjeje dypalëshe mes Australisë dhe Shteteve të Bashkuara”, thuhet në deklaratë.

Gjatë konferencës për media, Turnbull nuk sqaroi nëse presidenti i sapozgjedhur i SHBA-ve,Donald Trump do të respektojë marrëveshjen.

Gjatë fushatës së tij parazgjedhore Trump bëri thirrje për ndalimin e emigrimit në SHBA të muslimanëve, ndërkohë që shumica e njerëzve që mbahen në ishujt Manus dhe Nauru janë pikërisht nga këto shtete siç janë Afganistani, Irani dhe Pakistani. Amnesty International e përshkruan marrëveshjen si një përpjekje e qeverisë së Australisë që të largojë përgjegjësinë nga vetja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button