Clinton akuzon FBI-në për humbjen në zgjedhjet presidenciale

Ish-kandidatja për presidente e SHBA-së, demokratja Hillary Clinton e cila humbi zgjedhjet presidenciale akuzon Byronë Federale të Hetimeve (FBI) për humbjen e saj, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të CNN, Clinton pas humbjes së zgjedhjeve në një takim me donatorët e fushatës zgjedhore të Partisë Demokrate ka bërë përgjegjës për humbjen e saj drejtorin e FBI-së, James Comey.

Theksohet se Clinton mbështetësve që kanë financuar fushatën iu është shprehur se ka humbur zgjedhjet për arsyen se drejtori FBI-së, Comey, i dërgoi letër Kongresit Amerikan vetëm disa ditë para zgjedhjeve në lidhje për rifillimin e hetimeve për skandalin e postës elektronike. Sipas saj kjo letër ka shkaktuar humbjen e epërsisë që kishte ndaj Trump.

Me rihapjen e hetimeve nga FBI-ja u ngushtua diferenca e rezultateve të sondazheve mes dy kandidatëve, ndërsa Clinton vërehej si fituese e zgjedhjeve pas publikimit të videos ku kandidati republikan i zgjedhur president i SHBA-ve Trump përdorte fjalë fyese për gratë.

Trump në zgjedhjet presidenciale të mbajtura më 8 nëntor fitoi kundër kandidates demokrate Hillary Clinton dhe u zgjodh presidenti i 45-të i SHBA-ve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button