Azerbajxhani filloi stërvitje të madhe ushtarake

Azerbajxhani filloi stërvitje të madhe ushtarake në të cilën do të përfshihen 60 mijë ushtarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes të Azerbajxhanit thuhet se stërvitja ka filluar me aprovim të presidentit të vendit Ilham Alijev.

Në stërvitjen do të marrin pjesë 60 mijë ushtarë, rreth 50 avionë dhe helikopterë luftarakë, rreth 150 tanke dhe 700 sisteme raketore dhe artilerike.

Ushtria azerbajxhanase deri më 18 nëntor do të marrë pjesë në manovra mbrojtëse dhe kundërmbrojtëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button