Putin: Ushtria ruse askujt nuk po i kërcënohet

Presidenti rus Vlladimir Putin sot sërish shprehu habi për shkak të reagimeve të stuhishme të partnerëve perëndimorë për stërvitjet ushtarake të ushtrisë ruse dhe edhe njëherë porositi se Rusia askujt nuk i kërcënohet.

“Ushtria jonë askujt nuk po i kërcënohet. Këtë dëshiroj ta theksoj edhe njëherë që të gjithë të dëgjojnë, jo vetëm për ju që jeni ulur këtu”, tha Putin në bisedë me të punësuarit në kompaninë “Autodizel” në Jarosllavsk.

Siç tha, ushtria ruse u bë moderne dhe shumë efikase.

“Disa herë është rritur numri i stërvitjeve, duke i përfshirë edhe kontrollet e paparalajmëruara, që kohë pas kohe për ndonjë arsye i shqetësojnë partnerët tanë, kështu po i quaj. Kur ata mbajnë stërvitje, ne nuk shqetësohemi, por për ndonjë arsye ata menjëherë bëhen nervozë”, tha shefi i shtetit rus, transmetojnë mediat ruse.

Putini shtoi se “në Rusi sot vazhdon realizimi i programit për zhvillim të ushtrisë”.

“Ushtria duhet të jetë kompakte dhe shumë efikase dhe prandaj do t’i vazhdojmë edhe reformat strukturore dhe optimizmin e numrit, pa lëshime të mëdha”, tha Putin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button