Obama javën e ardhshme në turneun e fundit jashtë vendit si president i SHBA-së

Presidenti i SHBA-së Barak Obama javën e ardhshme do të udhëtojë në turneun e fundit jashtë vendit para se ta lëshojë funksionin në janar, kumtoi Shtëpia e Bardhë.

Turneu është menduar si përshëndetje lamtumire e Obamës me liderët e tjerë dhe mundësi për rritjen e mbështetjes për marrëveshjen e Parisit për klimën, marrëveshjen për programin bërthamor iranian dhe marrëveshjet tregtare.

Të hënën, Obama do të udhëtojë nën turne gjashtëditore, e cila do ta përfshijë Greqinë, Gjermaninë dhe Perunë.

Në Athinë, presidenti i SHBA-së do ta shqyrtojë Partenon, do të takohet me kryeministrin grek Aleksis Cipras dhe do të mbajë fjalim për globalizim.

Pastaj në Berlin, Obama do të ketë takime me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe me liderët e Francës, Britanisë së Madhe, Italisë dhe Spanjës.

Në Peru, presidenti i SHBA-së do të marrë pjesë në forumin ekonomik, gjatë të cilit do të takohet me kolegun kinez Ksi Xhimping.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button