OKB: Kostoja e luftës në Siri arrin shifrat në 259 miliardë dollarë

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi se kostoja e luftës së brendshme pesë vjeçare në Siri arrin në shifrat 259 miliardë dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportit të përgatitur nga ana e Komisionit Ekonomik dhe Social për Azinë Perëndimore të Kombeve të Bashkuara (ESCWA) kostoja e luftës qytetare pesë vjeçare në Siri e cila shpërtheu në vitin 2011 si pasojë e protestave paqësore për reforma, por e cila me intervenimin brutal të regjimit të Bashar al-Assadit u shndërrua në luftë qytetare ka arritur në shifrat 259 miliardë dollarë.

Në hulumtimin me titullin “Zhvillimi ekonomik dhe social në rajonin arab” u theksua se kjo kosto përmban humbjen e kapitalit dhe humbjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) pesë vjeçar të Sirisë.

Në hulumtim u theksua se përllogaritja është bërë duke marrë parasysh përqindjen e rritjes para fillimit të luftës dhe se humbja e theksuar korrespodon me trefishin e PBB-së të vitit 2010.

– Kostoja e “Pranverës Arabe” arrin në 600 miliardë dolarë

Përveç kësaj në hulumtim është potencuar se procesi i kaosit dhe destabilizimit i cili vazhdon në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore që nisi në vitin 2011 deri më tani shteteve të rajonit u ka kushtuar 600 miliardë dollarë. Madje, u tha se kjo kosto korrespodon me 6 përqind të PBB-së të vendeve të rajonit.

Sipas hulumtimit prej vitit 2011 për shkak të revolucioneve dhe periudhës kalimtare në vendet arabe është rritur edhe papunësia. Rritja ekonomike në 2014 dhe 2015 ka ngelur në nivelin prej 1.5 përqind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button