Vdekja e Astritit – Avokati: Padi ndaj personave që publikuan pamjet e burgut (VIDEO)

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, në orën 14:00 do të dorëzojë kallëzim penal në Prokurorinë e shtetit kundër personave përgjegjës për publikimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë në burgun e Prizrenit e që kanë të bëjnë me rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

“Kallëzimi penal ka të bëjë se si është e mundur që të rrjedhin informata të tilla, tejet të ndjeshme, para se të bëhet analizimi i këtyre pamjeve dhe hetuesia të jep mendimin për këtë”, ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje.

Këto pamje ekskluzive tregojnë pamje kur Dehari nxirret nga qelia e tij e burgut dhe nuk dihet nëse është ende gjallë, apo pa shenja jete.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button