Nis greva 24 orëshe, paralizohet transporti urban në Tiranë

Transporti publik është paralizuar sot në Tiranë. Asnjë autobus i linjave  urbane që funksionon nëpër rrugët e kryeqytetit nuk ka nisur itinerarin e përditshëm të lëvizjes duke filluar grevën 24 orëshe që Sindikata eTransportit Urban kishte paralajmëruar para disa ditësh.

Shkak është mospagimi i drejtuesve të autobusëve dhe fatorinove nga shoqëritë e transporteve.
Transporti urban është paralizuar që prej orës 05:00 të mëngjesit.

Sot në mëngjes në stacionet e urbanëve, nuk ka pasur qytetarë. Ndërkohë që ndonjë tek tuk që i drejtohej stacioneve informohej nga kalimtarë të tjerë se ishte e kotë të priste pasi nuk kishte autobusë.

Kryeqytetasit janë lajmëruar më parë për grevën e urbanëve dhe kanë nxjerrë nga garazhi makinat, kanë përdorur taksi ose janë nisur më shpejt nga banesa për të bërë rrugën në këmbë për në destinacionin e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button