Shembet një ndërtesë në Kenia, të paktën 2 të vdekur

Autoritetet keniane konfirmuan se të paktën dy persona kanë humbur jetën ndërsa 31 të tjerë janë plagosur pas shembjes së një ndërtese dhjetëkatëshe në qytetin Kisli në jugperëndim të Kenias, që ndodhi të enjten, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryqi i Kuq bëri të ditur se në rrjedhë është aksioni i kërkimit dhe shpëtimit të dhjetë punonjësve për të cilët besohet se janë ngujuar nën rrënojat.

Në njoftimin e Qeverisë së Kenias thuhet se vdekja e dy persona është konfirmuar, dhe se kufomat e tyre janë transferuar në morg.

Banorët përreth pohojnë se deri te shembja e ndërtesës ka ardhur për shkak të nxitjes në ndërtim dhe cilësisë së keqe të realizimit të punëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button