Shoqëri kontradiktore

Është bërë e zakonshme të ankohemi për gjithçka, çdo ditë. Pas çdo prishje hesapi, gishti kujdestar është ai që i drejtohet tjetrit, pa logjikuar se 4 gishtat e tjerë kthehen nga ne.
Gjithçka mendojmë se na e kurdisin të tjerët, për çdo dështim tonin, fajin e kërkojmë te të tjerët, nga ana tjetër harrojmë se jemi kllumur në një llumë që as të tjerët që sna duan nuk mund të na zhytnin aq thellë.

Në një shoqëri ku shefi i bordellos dhe shitësi i drogës ditëve të premte shndërrohen në “engjëj” nëpër safet e para të xhamive duke u lutur për gjynahet e javës që do të vazhdojnë pas faljes së namazit…, në një shoqëri ku morali shpjegohet nga derset e gjata të ati që në shpirt ka gjithçka përveç ndjenjës së moralit…, aty ku besohen ëndrrat që i beson gomari pasi ia ka ngjitur ujku dhëmbët në qafë, aty ku paftyrsya nuk bie më në sy, aty ku është e zakonshme shpifja, përbaltja, thashethëmllëku…, po po, aty ku besimit të shtirshëm po i del boja sepse besimtari nuk i beson as vetes, ku lotët e rrejshëm shprehin pendesën si punë krokodili, në një shoqëri ku babës i thuhet “plak” ndërsa Erdoganit “bab loçka”, aty ku përqafimi i prindit është turp të shihet nga sytë e botës, ndërsa përqafimi i budallallëqeve sheshit trend…, aty më nuk i ka fajët tjetri.

Aty ku “sevapin” ndaj tjetrit pas gjysmë ore e merr vesh gjysma e qytetit, aty ku më shumë kuriozitet ngjallë rroga e kojshis se marrja me hallet e shtëpisë, aty ku syri do të shoh se çka fshihet pas najlonit të tjerrit që del nga dyqani, aty ku ora e dorës blihet me parat e një rroge mujore jo për ta parë vet, por për ta pa tjetri luksin tënd, edhe cigaret “firm” mbi tavolin që rrotullohen bukur me gisht me parat e fundit blihen, pse jo dhe veresi, për ta helmuar shëndetin, por ama ta shoh dhe tjetri se helmohesh si boss.
Aty ku fukarallëku për vetëdije është më i madhë se fukarallëku për jetë, fukarallëku për mend është më i madhë se ai për të cilën ankohet shoqëria që i pi kafet esull për tu zgjuar nga gjumi i thellë dhe gryen lugën plastike me dhëmb nga stresi i akumuluar përbrenda.

As këtu, e as atje, nuk besoj se i ka fajët tjetri.
Tjetri nuk i ka fajët as pse profesori nuk interesohet për të dhënë dije por do të di se cili nxënës me cilën nxënëse janë të lidhur, se ai, profesori ka hall dhe do ta di se sbën se djali i kujtë është ai me veturën BMW, babai i kujtë është deputet, nëna e kujtë është “shpirtë mirë”…

Më hiq nuk dyshoj se i ka fajët tjetri kur ne, në vend që në fund të një dite t’i numërojmë të mirat që kemi bërë, krenohemi me dëmet që i’a bëmë dikujt që i ramë pas shpine për ta rehatur por fërkuam duartë për dështimin e tij,dikujt që i ram në qafë kot pamëshirshëm, dikujt që na besoi, dikënd që e mashtruam, dikënd që e turpëruam, dikënd që e çuam të paguaj kafe, drek a darkë a dreq sepse e ngushtuam… Dhe, të gjitha këto dhe të gjitha ato që nuk thuhen se i dimë, i marrim si aftësi e jo si tregues se jemi llumë përbrenda e maskë nga jashtë.

Jo o zotëri jo, jo as t’i zonjë, përderisa kjo shoqëri di të dalloj mëkatin por e bën se e ka zanat, shtiret…, e di të mirën por nuk e ndanë nga e keqja, e dallon të bardhën por nuk e ndanë nga e zeza, nuk do t’ia bëjnë por vet e bën, atëherë tjetrin nuk kemi të drejtë ta zëmë më në gojë.
 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button