Ish-shefi i FMN-së dënohet me gjobë

Gjykata Administrative në Luksemburg ka dënuar me gjobë ish-shefin e Fondit Ndërkombëtar Monetar (FMN), Dominique Strauss-Kahn, për shkak të borxhit të tij të taksave, raporton AnadoluA gency (AA).

Në një deklaratë me shkrim, gjykata ka konfirmuar se ka vendosur dënimin prej 75 mijë euro gjobë.

Prokuroria e Parisit muajin e kaluar kishte nisur një hetim për ish-shefin e FMN-së nën dyshimin e keqpërdorimit të mallrave të firmës së tij në Luksemburg, LSK, si dhe për mashtrim.

Dominique Strauss-Kahn kishte 15 për qind të aksioneve në kompaninë LSK. Pas vdekjes së ortakut hebre të kësaj firme në Tel Aviv, Thierry Leyne, kompania shpalli falimentimin në nëntor të vitit 2014. Pas deklaratës për falimentin, Kahn kishte deklaruar se ka lënë kompaninë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button