OEMVP dhe komunat e Pollogut nënshkruajtën kërkesa për terminal në Jazhincë

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në bashkëpunim me komunat e rajonit të Pollogut dhe sipërmarrësit që operojnë në këtë rajon, duke qenë në dijeni për vështirësitë me të cilat ballafaqohen kompanitë sa i përket procedurave të ekportit dhe importit të mallrave, ka marrë një iniciativë të përbashkët me kryetarët e komunave për analizë të gjendjes faktike dhe potencialit të mundshëm të lëvizjeve të mallrave nëse do të kishte terminal doganor.

Sot prezantuan rrugën rajonale Neproshten – Zona e lirë ekonomike (si mundësi e partneritetit publiko-privat) si dhe diskutuan mbi mundësitë dhe nevojën për hapjen e terminalit doganor në vendkalimin kufitar në fshatin Jazhincë, me ç’rast u nënshkrua edhe kërkesa për të njëjtën bashkë me komunat e rajonit të Pollogut.

Për të stimuluar dhe përkrahur ndërmarrjet, veçanërisht ato që janë të orientuara nga eksporti, OEMVP në vazhdimësi ndërmerr masa për të lehtësuar procedurat doganore dhe është vazhdimisht në kontakt me komunitetin e biznesit dhe Drejtorinë e Doganave për të zbatuar reformat e nevojshme.

Pikërisht për këtë arsye, OEMVP disa herë ka inicu deri tek institucionet përkatëse propozimin për hapjen e terminalit doganor në Pollog, më saktë në vendkalimin kufitar në Jazhincë.

Në takimin sot fjalë përshëndetëse kishin edhe ministrja e Vetëqeverisjes Lokale, Shyrete Elezi, e cila përkrahi iniciativën e OEMVP-së dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Shkup, Ylber Hysa.

Vetëm në rajonin e Pollogut zyrtarisht janë të regjistruara rreth 11.000 persona juridik, të cilët direkt ose indirekt janë të prekur prej shërbimeve nga ky terminal. Sa për ilustrim, pjesëmarrja e kompanive të Pollogut në PBB-në është rreth 6.3% ose nga 1567 kompani të analizuara nga ky rajon kanë një qarkullim vjetor prej mbi 550 milionë euro dhe punësojnë më shumë se 11,500 njerëz.

Për shumicën e kompanive nga ky rajon, sipas statistikave Kosova është një nga destinacionet më të rëndësishme të eksportit, prandaj sot këtu bashkërisht do të inicojmë kërkesën deri tek institucionet përkatëse dhe mendojmë se është më se e rëndësishme që në rend të parë të kemi problemet reale me të cilat ballafaqohet komuniteti i biznesit në qarkullimin e mallrave – tha kryetari i OEMVP-së, Nebi Hoxha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button