Irani i bën thirrje Trampit që t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare

Shefi iranian i diplomacisë, Mohamed Xhavad Zarif, sot i bëri thirrje presidentin të sapozgjedhur amerikan Donald Tramp që t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare, të lidhura nga vendi i tij.

Përzgjedhja e kandidatit republikan ka futur elementë të pasigurisë në marrëveshjen bërthamore me Iranin nga viti 2015.

“Çdo president amerikan duhet ta kuptojë realitetin e botës tonë. Më me rëndësi është që presidenti amerikan t’i respektojë marrëveshjet dhe detyrimet e ndërlidhura jo vetëm në nivelin dypalësh, por edhe në atë multinacional”, deklaroi Zarif në Bukuresht, ku ndodhet për vizitë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button