Reshjet e rrëmbyeshme shkaktuan përmbytje në disa pjesë të Ballkanit

Shirat e rrëmbyeshëm të cilat sot e kapluan Ballkanin shkaktuan derdhjen e më shumë lumenjve, vërshime dhe ndërprerje në furnizimin elektrik në disa rajone të caktuara.

Të paktën tre persona e humbën jetën në përmbytjet në Shqipëri, ku shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan edhe dëmtime në më shumë rrugë.

Në aksionet për shpëtim është angazhuar ushtria dhe ekipet speciale për shpëtim.

Autostrada Tiranë-Durrës, si dhe disa akse të tjera rrugore janë të bllokuara. Shumë fshatra janë të pakalueshme për shkak të dëmtimeve në rrugët lokale.

Deri në orën 12, sasia e shirave ka qenë 100 milimetra në një metër katror. Sipas parashikimeve, ato do të vazhdojnë edhe nesër.

Shirat e rrëmbyeshëm dyditore shkaktuan vërshime edhe në pjesën veriore të Malit të Zi, në afërsi të kufirit me Serbinë. Për shkak të vërshimeve banorëve të Beranes u është rekomanduar të mos e pijnë ujin prej çezmave.

Televizioni shtetëror serb RTS njofton se për shkak të ujit të ardhur është ndërprerë komunikacioni në disa akse rrugore rajonale në Serbinë jugperëndimore, ndërsa dhjetëra qytetarë janë detyruar t’i braktisin shtëpitë e tyre të cilat janë nën ujë.

Rrëshqitja e tokës ka shkaktuar edhe ndërprerje në komunikacion në rajonin e Kopaonikut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button