Hungari: Parlamenti voton për kuotat e migrantëve të BE-së

Ligjvënësit hungarezë sot votojnë për amandamentin kushtetues me të cilin do të ndalohej vendosja e migrantëve në këtë vend, shkruan REL.

Ky votim në parlament po bëhet si reagim ndaj kuotave të përcaktuara nga Bashkimi Evropian, për të cilat ishte arritur pajtueshmëria vitin e kaluar, sipas të cilave nëpër gjithë BE-në do të shpërndaheshin 160 mijë migrantë.

Sipas këtyre kuotave, Hungaria duhet t’i pranoj 1,294 migrantë.

Në muajin tetor hungarezët votuan në referendum për refuzimin e kuatove të BE-së, por pjesëmarrja e vogël e votuesve e bëri referendumin e pavlefshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button