Lëvizja BESА akuzon BDI-në për vazhdim të varfërimit të shqiptarëve

Departamenti i ekonomisë pranë lëvizjes Besa, ka reaguar kundër platformës elektorale të BDI-së për “barazi ekonomike”, duke shtuar se kjo parti ka punuar pa pushuar këto 14 vite, sa është në pushtet, që ajo mos të ndodh.
Sipas Lëvizjes Besa, fajtor kryesor për varfërimin e skajshëm dhe diskriminimin konstant të shqiptarëve në të gjitha aspektet, sidomos në atë ekonomik, është pikërisht kjo parti. Ata akuzojnë partinë në pushtet se është e paaftë për t’u siguruar shqiptarëve një mirëqenie më të mirë ekonomike.

• “Aprovoi diskriminim të vazhdueshëm të shqiptarëve dhe rajoneve të populluara me shqiptarë në shpërndarjen e buxhetit të shtetit dhe të mirave publike, duke mos arritur të sigurojë alokim më shumë se 2-3% prej buxhetit te shtetit;
• Nuk arriti ta bëjë funksionale zonën ekonomike në Tetovë për 16 vite, kurse tash, para zgjedhjeve, edhe investimet që bën VMRO DPMNE-ja i përshkruan si suksese të saj;
• BDI arriti ta partizojë në shkallë të madhe administratën publike dhe ofroi punësime vetëm për militantët partiakë, duke mos kontribuar në uljen e papunësisë dhe zbutjen e varfërisë te shqiptarët, por duke rritur skllavërimin e shqiptarëve nga partia;
• BDI ka krijuar kushte që punëdhënësin më të madh të bëjë shtetin, që është element rreziku për ekonominë e tregut të punës.
• Një e arritur tjetër e BDI-së është edhe zhvatja, pengesa e bizneseve shqiptare dhe, më në fund, mbyllja rekord e tyre, gjë që e dëshmon regjistri qendror;
• Kjo parti stimuloi korrupsionin në gjitha nivelet, me çka i bëri milionerë brenda natës shumë funksionarë të saj;
• I vendosi shqiptarët buzë greminës së ekzistencës, duke i rritur rastet sociale dhe duke e thelluar varfërinë, me çka shqiptaret i detyroi që emigrimin jashtë vendit ta shohin si të vetmin opsion për një jetë më të mirë për familjet e tyre;
• Gjithashtu BDI është bashkëpjesëmarrëse në harxhimet marramendëse të Qeverisë për projektet kryekëput maqedonase (si “Shkupi 2014” etj.), si dhe në rritjen e borxhit publik. Kështu drejtpërdrejt i kontribuoi realizimit të “Prerodba”-s së partnerit të koalicionit – VMRO-DPMNE” , thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa.

Në reagim shtohet se pas 11 dhjetorit lëvizja Besa, u garanton fuqishëm qytetarëve shqiptarë se përmes platformës së saj RIDEFINIMI do të arrijë që t’i bëjë shqiptarët të barabartë në çdo aspekt, përfshirë këtu edhe atë ekonomik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button