Sipas bastoreve, shanset e Klintonit janë 80 për qind

Hulumtimi i fundit i mendimit publik i institutit Ipsos të premten i jep epërsi prej vetëm 5 për qind pikëve demokrates Hilari Klinton para kandidatit të republikanëve, Donald Tramp, para zgjedhjeve të nesërme presidenciale në SHBA.

Bukmejkerët megjithatë, janë shumë më të bindur në fitoren e Klintonit, lajmëron BTA. Një pjesë e madhe e tyre, shanset e saj për fitore i vlerësojnë në mbi 80 për qind.

Kështu për shembull, bastoret britanike “Betfer” dhe “Ladbrouks” dhe bastorja irlandeze “Padi paur” konsiderojnë se siguria që Klinton të fitojë është 83 për qind.

Deri dje në bastoren “Betfer” janë deponuar 130 milionë dollarë, pothuajse tre herë më shumë se në krahasim me zgjedhjet paraprake presidenciale në SHBA në vitin 2012.

Për votimin për Bregzitin, për dallim, shuma e përgjithshme e investimeve ka arritur 159 milionë dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button