Sërish civilët viktima të përleshjeve në Jemen, 15 të vrarë

Të paktën 15 persona u vranë dhe 33 të tjerë u plagosën si pasojë e përleshjeve mes forcave pro-qeveritare dhe lëvizjes shiite Husi në qytetin jemenas Taiz, raporton Anadolu Agency (AA).

Në mesin e viktimave ka dy fëmijë dhe një grua.

Sipas deklaratës së Forcave të Rezistencës Kombëtare (HDG), në afërsi të një baze ajrore në veri të Taizit 11 persona u vranë dhe 17 të tjerë u plagosën.

Sipas tyre, janë sulmuar edhe vendbanimet Hazran dhe Er-Rabii. Katër persona janë vrarë dhe dhjetë të tjerë u plagosën.

Jemeni në fund të vitit 2014 u shndërrua në arenë të krizës politike dhe të sigurisë e cila u përshkallëzua në luftë civile, kur kryengritësit, të udhëhequr nga lëvizjes shiite Husi, pushtuan kryeqendrën jemenase Sana, kurse më pas edhe qytete tjera.

Presidenti i Jemenit Abd Rabbuh Mansour Hadi dhe qeveria e tij iku në Arabinë Saudite, ndërsa qytet jugor Aden aktualisht është qendra administrative e qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Jemenit.

Konflikti në Jemen u përshkallëzua më tej në mars të vitit të kaluar kur Arabia Saudite me aleatët e saj arabë filluan sulmet ajrore ndaj pozicioneve të kryengritësve në Jemen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button