Todorov: Numër dyfish më i madh i pacientëve në Kardiokirurgjinë shtetërore nga viti i kalur

Numri i pacientëve të hospitalizuar dhe trajtuar në Klinikën shtetërore për kardiokirurgji deri më tani është dyfish më i madh nga numri i përgjithshëm i pacientëve nga viti i kaluar, deklaroi gjatë vizitës së sotme ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov.

“Kjo dëshmon se Kardiokirurgjia shtetërore gjithnjë e më shumë fiton zë të shkëlqyer tek pacientët dhe gjithnjë e më shumë besojnë dhe zgjedhin të jenë të trajtuar në Kardiokirurgjinë shtetërore në Kampusin klinik ‘Nëna Tereza’ në Shkup”, tha Todorov.

Theksoi se projekti funksion shkëlqyeshëm dhe Klinika zhvillohet më mirë nga që pritej, si dhe se vazhdimisht ka arritje të reja dhe përveç intervenimeve kardiokirurgjike bëhen procedura vaskulare.

“Urime për mjekët për punën e shkëlqyer dhe përkushtimin, për shumë jetët e shpëtuara njerëzore dhe për entuziazmin që e tregojnë, por edhe përkushtimin për zhvillim të mëtejmë të Klinikës”, tha Todorov.

Theksoi se në Klinikë u ndihmohet kategorive të ndryshme të pacientëve, ndërsa pacienti më i ri i operuar është 20 vjeç, i cili është trajtuar dhe tashmë është lëshuar nga Klinika në gjendje të mirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button