Lidhja Demokratike është për kandidat konsensual për president

Të gjitha partitë politike dhe qytetarë kanë mundësi juridike dhe ligjore të propozojnë kandidat për president të Republikës së Maqedonisë.

Për president të shtetit duhet të propozohet kandidat me kualitete të larta morale, me integritet personal dhe profesional, kandidat i cili do të përkushtohet në realizimin e prioriteteve të Republikës së Maqedonisë dhe këto janë anëtarësimi në BE dhe anëtarësimi në NATO, thonë nga Lidhja Demokratike.

Presidenti duhet të mbajë llogari për interesat shtetërore të ballafaqohet dhe të hapë perspektiva për mirëqenie për të gjithë qytetarët, thonë nga partia e Pavle Trajanovit.

Kandidati për president i cili do të prezantojë këtë platformë mund të fitojë përkrahjen nga qytetarët pa dallim të përkatësisë etnike.

Kandidati me përkrahje të gjerë nga qytetarët do të jetë president konsensual, thonë nga LD-ja.

Lajme të ngjashme

Back to top button