Familja Ziberi në kushte të rënda, e pret dimrin pa dyer e dritare (VIDEO)

Një dhomë e vetme është e gjithë shtëpia ku jetojnë tre anëtarët e familjes Ziberi në lagjen Gazibabë. Ndonëse janë në kryeqytet dhe vetëm disa metra nga qendra e Shkupit, kushtet në të cilat jetojnë ata janë të mjerueshme.

Në këto ditë të ftohta, shtëpia ku janë strehuar nuk ka kushte elementare, dyert dhe dritaret janë të prishura, ndërsa nga çdo cep i shtëpisë vazhdimisht frynë erë.

E zonja e shtëpisë, ka shtatë vite pa lëvizur  nga shtëpia. Ajo është tërësisht e paralizuar dhe mezi që  i tha disa fjalë.  Lutet që vitet që i kanë mbetur t’i jetojë  në një dhomë të ngrohtë.

Barrën për këtë e mban vajza e saj Hazbija. Ajo është e detyruar të kujdeset, jo vetëm për nënën por edhe për të vëllain që nuk është mirë me shëndet.

Hazbija u lutet të gjithë njerëzve qëllimmirë të ndihmojnë që edhe nëna dhe vëllai i saj të mund të jetojnë një  jetë normale. U larguam nga kjo familje me shpresë se njerëzit zemërgjerë do t’ua zgjasin dorën për t’i ndihmuar që edhe në këtë shtëpi më në fund të lulëzojë harmonia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button