Konflikt i armatosur në SHBA, dy të vdekur

Mësohet se ka humbur jetën një polic dhe është plagosur një tjetër pas një konflikti të armatosur me disa të dyshuar për vjedhje në New York të SHBA-ve, raporton Anadolu Agency (AA).

Në rajonin Bronx bëhet e ditur se ka patur një konflikt të armatosur mes policëve dhe të dyshuarve për vjedhje që raportohet se posedonin armë të rënda.

Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit fillimisht zv/komisari Paul Tuozzolo (41) me punonjësin e policisë Emmanuel Kwowas (30) u plagosën. Bëhet e ditur se Tuozzolo i cili ishte qëlluar në kokë dhe në gjoks ka humbur jetën pavarësisht ndërhyrjeve në qendrën spitalore Jacobi, ndërsa Kwowas nuk është në rrezik për jetën.

Ndër të tjera mësohet se Paul Tuozzolo kishte një karrierë 19 vjeçare në polici, ishte i martuar dhe babai i dy fëmijëve.

Gjithashtu theksohet se një prej të dyshuarve për vjedhje nga personat e konfliktuar me policinë, Manuel Rosales është vrarë në vendngjarje nga policia.

Kryetari i Bashkisë së New Yorkut, Bill de Blasio me drejtorin e policisë James O’Neill kanë mbajtur një konferencë për shtyp në qendrën spitalore ku ishin dërguar policët e plagosur. Blasio është shprehur se janë në zi për shkak se qyteti, Departamenti i Policisë (NYPD) dhe familja kanë humbur një njeri shumë të mirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button