Takim Dimitriev – Borisov në Rigë; Angazhim për bashkëpunim më të thellë ekonomik

Kryetari i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë për zbatimin e zgjedhjeve, Emil Dimitriev, sot në mëngjes në Rigë realizoi takim me homologun e tij bullgar Bojko Borisov, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga kryeqendra letoneze.

Takimi me kryeministrin bullgar, sipas kabinetit të kryeministrit Dimitriev është vlerësuar si konstruktiv.
Të dy palët janë obliguar të kontribuojnë me angazhim të përbashkët për avancimin e bashkëpunimit ekonomik, këmbimit tregtar dhe realizimin e projekteve infrastrukturore që janë të rëndësishme për të dy vendet, me theks në ndërtimin e infrastrukturë hekurudhore dhe rrugore të korridorit tetë.

Është theksuar rëndësia dhe nevoja nga anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në NATO dhe fillimi i negociatave inkuadruese për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Nga të dy palët është theksuar vendosmëria për thellim të mëtejmë të marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Kryeministrat janë dakorduar se theksi duhet të vendoset në potencialin e madh për këmbim në sfera që kanë rëndësi më të madhe për qytetarët e të dy vendeve, si ekonomia, turizmi dhe kultura. Qëllimi i përbashkët është praktikat e mira të bashkëpunimit, përmes akademive të shkencave të pasqyrohen edhe në sfera tjera të bashkëpunimit.

Në takim, sipas kabinetit të kryeministrit të Maqedonisë është biseduar edhe për menaxhimin e efekteve nga kriza migruese që e goditi Evropën, por edhe posaçërisht Maqedoninë dhe Bullgarinë, të cilët u gjenden në rrugën kryesore të migrantëve.

Ky takim u mbajt para fillimit të takimit të pesë të 16-të vendeve anëtare nga Evropa e Mesme dhe Lindore me Republikën Popullore të Kinës në Rigë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button