Asanzh: Klinton e ka ditur se SHI financohet nga Qeveritë e Katarit dhe Arabisë Saudite

Kandidatja për presidente e SHBA-së nga Partia Demokratike, Hillari Klinton, ashtu siç tregon korrespondenca e saj, e ka ditur se grupi Shteti Islamik financohet nga Qeveritë e Katarit dhe Arabisë Saudite, deklaroi themeluesi i Uikiliks, Xhulijan Asanzh në intervistë për televizionin rus RT.

Asanzh i referohet emaileve, të shkruara nga Klintoni në fillim të vitit 2014, shumë shpejt pas largimit nga funksioni si sekretare shteti e SHBA-së deri te kryetari i shtabit të saj zgjedhor, Xhon Podesta.

“Sipas meje ajo është letra më e rëndësishme nga të gjitha korrespondencat”, tha ai.

“Në email është shkruar se jo disa sheikë, por Qeveria e Arabisë Saudite dhe Qeveria e Katarit e financojnë SHI-në”, theksoi themeluesi i Uikiliks.

Ai përmendi se marrëveshja më e madhe e armatosur në histori me vlerë prej 80 miliardë dollarësh është lidhur mes sauditëve dhe SHBA-së, derisa Hillari Klinton ka qenë sekretare shteti.

“Domethënë derisa Klinton ishte sekretare shteti, dyfish është rritur shuma e eksportit të armëve nga SHBA-ja”, shtoi Asanzh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button