Predha dhe plumba nga të gjitha anët, kështu duket Aleppo nga vija e parë e frontit (Video)
Dhjetëra civilë vazhdojnë të jetojnë nën plumbat dhe bombardimet e palëve, transmeton lajmi.net.
Ekipi i ‘Russia Today’, është vendosur në Aleppo dhe ka gjiruar nga vija e parë e frontit, pikërisht ku ishte beteja, aty ku gjuhej me mitraloz dhe mortaja.
Mass panic in West #Aleppo. We filmed men, women, children brave relentless shelling to escape rebel onslaught. Dozens in hospitals. pic.twitter.com/ZLpR9U52TL
— Murad Gazdiev (@MuradGazdiev) November 3, 2016
“Ka pasur dy ose tre makina bombë vetëvrasëse shumë afër nesh. Ne u fshehë. Pamë shumë predha qe binin pak metra nga ne”, tha gazetari i këtij mediumi që ishte në vendin e ngjarjes.
Rusia dhe Siria para dy javëve të kaluara ndalen sulmet ajrore në pjesë lindore të Aleppos, pasi kishte kritika të ashpra se kishte viktima të shumta në civil.
Moska ka thënë se civilët janë duke u mbajtur nga militantët si mburoja njerëzore.