Frikë nga intelektualët

“Nëna e lirisë është flijimi”

Më besoni, fjala që më trishton më së shumti e që më bën ta ndiej veten keq e të nënçmuar është intelektual, për shkak se kuptimi  i kësaj fjale ka të bëjë me racion, e jo me atë të mbrendshmen shpirtëroren, ka të bëjë me mendjen, e jo me zemrën. Zemra e intelektualëve bashkëkohorë e ka ndërruar vendbanimin, zemrat e tyre janë në gojë, kundruall intelektualëve të mirëfilltë, goja e tyre është në zemër.

Dallimi i të parëve mendje-gojë prej të dytëve gojë-zemër është se: të parët, fjalët i nxjerrin nga mendja -(ndoshta e sëmurë), kkkrrraaa, kkkrrra, si korba, të dytët, fjalët i nxjerrin nga zemrat e sinqerta, uuummm, uuumm, si pëllumba; të parët, për interesat e veta personale gërryejnë, bluajnë me anë të mendje-gojës duke i gënjyer të tjerët për të përfituar vet; të dytët, të mirëfilltët, gojë-zemër, sakrifikojnë veten për të mirën e të tjerëve; të parët, janë robërues të urrejtjes, smirës, egoizmit, mendjes, (racios), materies, të dytët janë çlirues të zemrës, dashurisë, drejtësisë, besimit, flijimit. Këta flijojnë veten në emër të idealeve të larta, ata e dinë, e kuptojnë se esenca e flijimit është liria, ata e dinë, e kuptojnë se Nëna e të gjitha të mirave pa të cilën jeta njerëzore  e humb kuptimin e saj është flijimi. Ata janë madhështorë para padrejtësive, gjykimeve të prapshta, sfidave të ndryshme sociale, shoqërore, politike në emër të së mirës, të emancipimit të shoqërisë njerëzore. Themelet e tyre janë ndërtuar me shtyllat e flijimeve, drejtësive dhe të vërtetave të shumë Prometeve, Laokontëve, Eskulapëve, Sokratëve etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button