KSHZ, vetëm 100 të paraqitur nga votuesit e kontestuar

Vetëm 120 persona nga lista e votuesve të kontestuar janë paraqitur për të rifituar të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Pavarësisht se mbeten edhe 9 ditë nga përfundimi i inspektimit publik, interesimi i afër 30 mijë votuesve për tu kthyer në listën e zgjedhësve vazhdon të mbetet shumë i ulët, transmeton Alsat-M.

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dje bënë me dije se numri më i madh i paraqitjeve bëhen nëpërmjet formës elektronike kurse një pjesë e vogël e tyre janë paraqitur personalisht në njësitë rajonale të KSHZ-së. Një rritje këto ditë po shënon numri i votuesve të interesuar për të votuar në diasporë i cili aktualisht kalon shifrën e 5 mijë personave.

Për organizimin e zgjedhjeve nwëdiasporë janë të nevojshëm të paktën 6 mijë e 500 votues dhe po kaq votues duhet që një kandidat të zgjidhet deputet nga radhët e diasporës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button