Shkup, 3 vajza të mitura helmohen me pije energjetike “Simbo”

Dje rreth orës 17 në shërbimet e policisë së Shkupit, nga Klinika e Fëmijëve të Qendrës Klinike “Nënë Tereza”, është lajmëruar se tek ata është janë sjellë tre vajza të mitura, dy prej të cilave në moshë 12 vjeçare dhe një e moshës 11 vjeçare, nga Shkupi, të cilat kanë qenë të helmuara nga pija energjetike “Simbo”, njofton Portalb.

“Pijen energjetike  e kanë blerë në kompleksin tregtar “Radishan”. Me veturë të Ndihmës së Shpejtë fëmijët kanë qenë të dërguar në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, ku është konstatuar helmimi. Për çështjen në fjalë janë njoftuar autoritet përkatëse, gjegjësisht Agjencia për Ushqim dhe Veterinari. Po ndërmerren të gjitha masat për pastrimin e plotë të rastit”, thuhet në kumtesën e MPB-së. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button