Përfaqësuesi kurd: Lideri i SHI-së ndodhet në Mosul

Lideri i Shtetit islamik, Abu Bakr el Bagdadi ndodhet në Mosul dhe kur ai të vritej, kjo do t’i shkaktonte “goditje vdekjeprurëse” grupit terrorist, deklaroi përfaqësuesi i shquar kurd, Fuad Husein.

Husein, i cili është shef i kabinetit të liderit kurd, Masud Barzani, theksoi se autoritetet kurde kanë informata nga disa burime se Bagdadi është në Mosul, qytet për pushtimin e të cilit po luftojnë forcat irakiane.

“Nëse ai vritet, kjo do të thotë kolaps për tërë sistemin e SHI-së”, theksoi Husein, duke shtuar se në atë rast SHI do të duhet të zgjedhë lider të ri dhe atë gjatë jehonës së luftimeve, por asnjë trashëgimtar nuk do ta kishte autoritetin e Bagdadit.

Sipas tij, në tetë apo nëntë muajt e fundit Bgdadi po fshihet, duke vlerësuar se është e dukshme disfata e grupit xhohadist.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button