Pak para largimit, zbulohen fotot nga Shtëpia e Bardhë e familjes Obama

Shtëpia e Bardhë është shtëpia e popullit. Dhe pas publikimt të disa fotove nga brendësia e saj kjo shprehje merr më shumë kuptim.

“Architectural Digest” ka publikuar sot një artikull me zonat private të Shtëpisë së Bardhë. Për 8  vite më radhë Obama, gruaja e tij Michele, vajzat Malia dhe Sasha dhe qentë e familjes Bo dhe Sunny, e kanë quajtur këtë ndërtesë shtëpi të tyre.

“Falë Michael Smith, rezidenca private e Shtëpisë së Bardhë, nuk ka vetëm reflektimin e shijes sonë personale, por gjithashtu pasqyron edhe historinë krenare të kësaj ndërtese. Mbi të gjitha, kjo ndërtesë vërtet i është dukur familjes sime si shtëpia e saj”, ka thënë Michele Obama.

Tani, njerëzit e kanë mundësinë ta shohin se si duken në të vërtetë dhomat private brenda Shtëpisë së Bardhë, edhe pse përmes fotove.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button