Tekst për zënkë ndërpartiake, pa burime ndërpartiake!

[Recension: Zënkë për vend: Mercenarët e Sorosit në listat e LSDM-së – anëtarësia e pakënaqur]

Теkst i bazuar në spekulime, tekst me kualifikime, tekst me detyrë që i ngjan porosisë… Kemi artikull që merret me proceset brendapartiake, mirëpo pa shfrytëzuar asnjë burim brendapartiak.

“Anëtarët e partisë janë të dëshpëruar nga Zoran Zaevi për shkak se sipas tyre mercenarët e Sorosit, jo vetm që marrin para nëpërmjet organizatave joqeveritare, por edhe do të hyjnë në parlament”.

1111Linku deri te artikulli origjinal: Zënkë për vend: Mercenarët e Sorosit në listat e LSDM-së – anëtarësia e pakënaqur

Data dhe koha e publikimit: 29.10.2016,  15:35

Data e recensionit: 29.10.2016

Recensues: Vlladimir Mirçeski

“BRANKOVISTËT” SI GOGOL PËR LSDM-në AKTUALE

Në një tekst të besueshëm do të duhej të theksohej ndonjë deklaratë, qoftë edhe anonime, të potencohet se për cilën pjesë të anëtarësisë mendohet kur thuhet se janë të dëshpëruar për shkak se mu kësaj anëtarësie në gojë i futen formulimet e tipit пmercenarë, Soros etj. Thënë të vërtetën, në vazhdim të tekstit përmendet një farë grupacioni, i cili shumë i përgjithshëm dhe shumë shpesh në tekstet e këtilla keqpërdoret.

“Vend në lista nuk do të ketë për të ashtuquajturit “brankovistë”, ose prezenca e tyre në lista do të jetë simbolike edhe atë për shkak të frikës që e ka Zaev nga ish-lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski”.

Formulim paushall me prapavijë, e poashtu edhe me vërtetësi të dyshimtë. A nuk u futën së bashku në kongrrsin e fundit të partisë lideri aktual dhe paraardhësi i tij? Shtrohet pyetja nëse do të kishte pasur frikë, a do të ndodhte kjo?! Domethënë plasohen pohime të cilat deri diku janë edhe kontradiktore.

Mangësi është edhe mungesa e qartë e burimeve të informatave, dhe shkohet në skajshmëri- publikohen informata pa u verifikuar, gjegjësisht ka spekulim klasik.

“Me gjasë vend në listat e LSDM-së do të ketë edhe për Muhamed Zekirin, Xhelo Hoxhiqin, Uranija Pirovskën, Marjan Zabërçanecin dhe Simona Spirovskin”.

A është pyetur ndonjëri nga të përmendurit? Jo! Ky është tregues për angazhim jashtëzakonisht të ulët nga ana e gazetarit.

“Është pothuajse e sigurtë se në listat për deputetë të LSDM-së do të gjendet Petar Bogoevski, nip i të dënuarit për kriminalitet, Sllobodan Bogoevski , i cili këto ditë me urdhër të Zaevit ka për detyrë të përhapë gënjeshtra kundër VMRO-DPMNE-së”.

Akuzë serioze e përcjellë nëpërmjet komentit. Të thoni se dikush në emër të dikujt përhap gënjeshtra, e me këtë rast të mos ofroni asnjë argument, atëherë kemi të bëjmë me joprofesionalizëm serioz.

Përmendën disa shembuj, ku pa asnjë dilemë kemi shkelje të disa standardeve të profesionit të gazetarisë që janë theksuar në Kodin e gazetarëve. Маteriali shumë i ngjan tekstit të porositur për qërim të hesapeve ndërmjet partive, në të cilin për qëllime të caktuara, përdoren “fantazma nga e kaluara” si gogolë për të sotmen.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button