Regjistrohet PPD-ja

Rikthehet në skenën politike të Maqedonisë edhe një herë partia e dikurshme për Prosperitet Demokratik (PPD). Kjo pasi PPD-ja dorëzoi edhe zyrtarisht kërkesën në Gjykatën Themelore në Tetovë.

Kërkesa u  dorëzua nga përfaqësuesi partiak i PPD-së, Zemri Elezi. Me këtë regjistrim të PPD-së si subjekt politik, tashmë në Maqedoni, ka disa parti politike shqiptare.

Por, rikthimi i kësaj partie është shoqëruar me përplasje nërmëjet dy grupeve që pretendojnë se përfaqësojnë “PPD-në e vërtetë”.

PPD-ja që është  regjistruar sot udhëhiqet nga kryetari Abdyladi Vejseli dhe kryetari i Kuvendit të Përgjithshëm, Nevzat Halili.
Ditë më parë në Xhepçishtë të Tetovës janë mbajtur dy kuvende paralele të grupeve që pretendojnë se përfaqësojnë “PPD-në e vërtetë”.

Njëri krah e zgjodhi kryetar Abdylhadi Vejselin, i cili vite më parë kishte shkrirë një herë PPD-në në PDSH, ku edhe ushtroi postin e  nënkryetarit. Në krah të Vejselit dolën edhe ish-kryetari i parë i partisë Nevzat Halili, i cili u zgjodh kryetar i Kuvendit, pastaj  Teuta Llalla, Miftar Ziberi, Mevlan Tahiri, Hasan Jashari dhe Zemri Elezi.

Ndërkohë,  kryetari i krahur tjetër të PPD-së, është zgjedhur Arben Rusi. Ai pretendon se  se partia e vërtetë është ajo e cila drejtohet nga ai.

Në mbështetje të PPD-së së udhëhequr nga Arben Rusi kanë dalë ish-funksionarët e kësaj partie, Muhamed Halili, Myqeremi Rusi dhe Xheladin Murati.

Ndërkohë, ringjallja e PPD-së nuk pritet do të ofrojë alternativë të mirëfilltë për skenën politike shqiptare. 
Ka pasur mendime se riaktivizimi i partisë lidhet me përmbushjen e ambicieve personale të figurave të caktuara politike dhe jo për t’i kontribuar hapësirës demokratike.

PPD ishte partia politike shqiptare e cila në vitet e 90-ta ishte bartëse e proceseve më të rëndësishme politike për shqiptarët në vend.  
  

Lajme të ngjashme

Back to top button