FBI mori urdhër gjyqësor t’i hulumtojë emailet e sapozbuluara të Klintonit

Byroja Hulumtuese Federale amerikane (FBI) mori urdhër gjyqësor t’i hulumtojë letrat elektronike të sapozbuluara lidhur me kandidaten demokratike për presidente Hillari Klinton, derisa një demokrat i shquar e akuzoi drejtorin e kësaj Agjencie Xhejms Komi se e ka shkelur ligjin në përpjekje të ndikojë ndaj zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në SHBA.

Urdhëri gjyqësor i lejon FBI-së t’i hulumtojë emailet dhe të konfirmojë nëse ekziston lidhshmëri me hetimin e ri për rastin me shfrytëzimin e adresës elektronike private për dërgim të letrave zyrtare  nga ana e Hillari Klinton, në kohën kur ishte sekretare shteti e SHBA-së nga viti 2009 deri në vitin 2013.

Demokrati i shquar në Senat, senatori i Nevadas, Hari Rid në letër deri te drejtori i FBI-së  akuzoi për standarte të dyfishta, sepse i ka lënë pas dore thirrjet e demokratëve për hetim të lidhshmërisë eventuale të Donald Trampit me Qeverinë ruse, por për atë e ka informuar Kongresin për emailet, të cilat janë zbuluar gjatë hetimit për pedofili kundër ish kongresmenit të Nju-Jorkut, Antoni Vajner është bashkëshort i bashkëpunëtores së afërt të Klintonit, Hjuma Abedin, me të cilën janë të ndarë.

Ligji me të cilin u ndalohet agjentëve të FBI-së t’i shfrytëzojnë autorizimet e tyre zyrtare që të ndikojnë ndaj zgjedhjeve, është miratuar në vitin 1939 dhe e mban emrin e propozuesit, senatorit demokratik Karl Haç.

Letër të veçantë me kritika i është dërguar shefit të FBI-së edhe nga ish sekretari amerikan Erik Holder dhe disa ish prokurorë federalë.

Ish kongresmeni Vajner u ngarkua për dërgimin e emaileve me përmbajtje seksuale të një vajze 15-vjeçare në Karolinën Veriore. FBI veçmë kishte marrë urdhër gjyqësor për kontroll të laptopit të tij, por i nevojitej leje e veçantë për hulumtimin e materialit, i cili ndoshta është i lidhur me Hillari Klinton.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button