Sot protestohet kundër dënimit të pjesëtarëve të UÇK-së

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Drenas, do të protestojnë sot në shenjë pakënaqësie për dënimet e fundit të komandantëve dhe ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njofton KOHA.net.

Sipas njoftimit për media, këto dënime tentojnë që ta ulin vlerën e luftës çlirimtare, mundin dhe sakrificën e gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës, gjithë ushtareve që sakrifikuan jetën e tyre për të mbrojtur pragun e shtëpisë.

“Protesta mbahet në sheshin “Fehmi Lladrovci”, duke filluar nga ora 12:00. Eja edhe ti, t’i mbrojmë vlerat e luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ta mbrojmë amanetin e dëshmoreve dhe gjakun e derdhur për liri”, thuhet në ftesën e Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button