Çeçeni: Krijohet polici speciale për dasma

Ministria e kulturës e rajonit rus të Çeçenisë, ka urdhëruar krijimin e njësisë speciale politike për tu siguruar se gjatë dasmave respektohen traditat përkatëse, transmeton REL.

Agjencia TASS ka raportuar se një njësi speciale e moralit do të jetë e ngarkuar me monitorimin e manifestimeve dasmore.

“Nëse vërehet diçka që nuk është në harmoni me pikëpamjet ose veshjet tona, nëse atje ka vallëzim jopërkatës, atëherë dasma do të ndalet”, ka thënë ministria.

Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov, dhe zyrtarët e tjerë, shpeshherë kanë folur për traditat e jashtme, për të cilat ata thonë se i shkatërrojnë traditat në këtë rajon mysliman.

Në qytetin çeçen, Argun, zyrtarët kanë vendosur se konvoji i veturave të dasmës mund të jetë prej 3 e deri në 5 sosh.

Vitin e kaluar, kryetari i kryeqytetit Grozni në Çeçeni, kishte urdhëruar ndalimin e prerjes së tortës së dasmës dhe ishte ankuar për lëvizjet e “pahijshme” gjatë vallëzimeve në dasma.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button