Sulm me thika në një stacion të Frankfurtit, 4 të plagosur

Një person i armatosur me thikë ka plagosur katër persona në stacionin e trenave në Frankfurt dhe tani ndodhet në arrati.
Sulmi ka ndodhur këtë pasdite në stacionin Hauptwache të qytetit gjerman, ndërsa bëhet e ditur se katër persona kanë marrë lëndime.
Tani për tani nuk dihet motivi i sulmit. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shumë forca policore.
Gjermania është tronditur nga sulmet terroriste sivjet, duke bërë që të kritikohet politika e dyerve të hapura ndaj emigrantëve e kancelares Angela Merkel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button