Kosovë, kapet drogë nga Shqipëria, arrestohen 3 persona

Më shumë se 83 kilogramë drogë e llojit marihuanë është sekuestruar në Kosovë, ndërsa 3 persona, shtetas të Kosovës dhe të Shqipërisë janë arrestuar në një operacion të suksesshëm anti drogë të Policisë së Kosovës, kurse njëri është ende në arrati.

Në një konferencë për media që ka mbajtur Policia e Kosovës  është bërë me dije se janë konfiskuar edhe 3 automjete me targa të Kosovës dhe Shqipërisë, transmeton Koha.net.

Rasti ka ndodhur në fshatin Restovicë të Deçanit. Policia ka thënë se nuk bëhet fjalë për mbjellje të saj në Kosovë, por për drogë me origjinë nga Shqipëria.

“Ne jemi ende në fazën e hetimeve, por në bazë të informacioneve droga ka qenë pjesë e përgatitjes për ripaketim dhe shpërndarje në vendet e Evropës perëndimore. Është formuar një rrugë prej Shqipërisë, nëpërmes Kosovës, në drejtim të Serbisë, Hungarisë, e pastaj drejt Austrisë apo Gjermanisë”, është thënë në konferencë për media.

Sipas Policisë nuk bëhet fjalë për ndonjë rrjet më të madh të organizimit, por për grupe të vogla që janë marrë vesh për transportimin e kësaj sasie të drogës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button