Joe Biden në krye të listës, i preferuari i Clinton për postin e Sekretarit të Shtetit

Joe Biden është në krye të listës së preferencave të Hillari Klinton për postin e sekretarit të Shtetit, në rast se kandidatja demokrate do të zgjidhet presidente, sipas të përditshmes amerikane “Politico”, që citon burime politike.

“Emri i Biden është i pari mes emrave që qarkullojnë për postin e shefit të departamentit të Shtetit”, sipas këtyre burimeve.
Por mesa duket Biden nuk është informuar ende për këtë preferencë të shfaqur nga Hillari Klinton.

Zëvendëspresidenti, mes të tjerash, kishte marrë në konsideratë mundësinë për të garuar gjithashtu për Shtëpinë e Bardhë, por më pas vendosi të tërhiqet.

Biden ka filluar një fushatë të fuqishme në mbështetje të Hillarit, duke deklaruar se “nuk do të qëndrojë të shohë në heshtje”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button