Ja si arsyetohen në KSHZ për vulat e humbura

Vulat që mungojnë në KSHZ nga vendvotimet në Sopishtë, Bërvenicë, Butel dhe Likovë, do të zëvendësohen me vula të reja dhe të ndryshme nga ato paraprak, njoftojnë nga KSHZ, transmeton Portalb.

“Nuk do të thotë se vulat janë të vjedhura, ndoshta as nuk janë kthyer nga zgjedhjet e kaluara. Por, në raste kur humbin ose janë dëmtuar, të njëjtat shpallen sit ë pavlefshme dhe bëhen të reja, të cilat janë ndryshe nga ato paraprake. Në to ka edhe shenjë që vërtetojnë se janë ndryshe nga të vjetrat”, thonë nga KSHZ për mkd.mk.

Në ndërkohë, KSHZ ka paralajmaruar se nesër do të vendoset në Lista a pastruar e zgjedhësve. Shqyrtimi do të zgjatë deri më 11 nëntor, ndërsa lista do të përmbyllet më 21 nëntor.

Zgjedhjet janë të caktuara për më 11 dhjetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button