Me shkas!!!

Pse i politizoni nxënësit! Mirë, po pse po i politizoni edhe studentët! Mos e politizoni Universitetin! Po ç’dreqin po i politizoni edhe protestuesit?! Po me rrugën time ç’patët vallë që e politizuat?! Edhe me mësuesin tim të gjuhës dhe letërsisë që e politizuat! Po mjekët, zjarrfikësit, romët me sharrë në krah, viktimat e privatizimit te korruptuar, invalidët, dëshmorët, armatën e entit për punësim, punëtorët e administratës që nuk e dinë ku e kanë vendin e punës, artistët, ateistët, besimtarët, feministët,lgbt-istët, emigrantët, katundarët e sheherlijtë…! Po lypësit ç’patët që i politizuat o hej…!

Po me shiun , ujin dhe gazetarin ç’patët që i politizuat edhe këta, vallë? Ej mos ma politizoni edhe furrtarin, berberin dhe taksisti që i dinë te gjitha gjërat me mirë se Google,orëndreqësin, ustain e këpucëve edhe atë që shet libra në skaj të rrugës, profesionistin, kritikun, filozofin,mikun e miken ojëqëiste, fotografin, kameramanin, fejsbukistin, këmbësorin, vozitësin, burekshitësin, pensionistin, konsumatorin që është katandisur ne halle nga fatura e rrymës… !

Të them edhe njëherë, mos ma politizo të mërzitshin, të mërziturin, absurdin, melankolikun, euforiku, xhelozin, altruistin, besnikun, tradhtarin, nevrikun, normalin,të çuditshmin, të emocionuarin, të dyshimtin, të mendueshmin, ish-in e penduar, supersticiozin…! Po kalendarin historik pse e politizoni, ore,po kohën e paardhur, gjuhën, ligjërimin, Vendin që është dorëzuar e nuk e mëson dot përmendësh mësimin “Jeta është e gjatë ,korrupcioni i dobishëm”…!

Mos na i politizo te gjitha o heeeeej! Se ky zinxhir do te këputet ndonjëherë, e kur këputet,or e, bëhet pa funksion. Kur ja njeh te gjitha vetitë sendit, e njeh edhe vetë sendin. Një nga një nuk llogariten…. nuk merren vesh të gjitha hallkat, kur nuk ka kumunikim dihet se çka ka,apo nuk ka. Nuk ka sistem, ai është i kalbur ore, i kalbur! E tani të gjithëve kërkojuni të jenë NEUTRALË.

Të kenë mendim dhe vullnet. Lereni që këta tipa të mbeten në kornizat e arsyes dhe papërkatësisë. Zhvillojeni politikën sa me larg syve te tipave mondan me kollare pa shije që hiqen si të thellë, që ndërkohë notojnë në sipërfaqen e TENDERIT.

Çojeni politikën aty ku e ka vendin dhe mos e lini në duart e profesionistëve të hahamit! Edhe një herë, mos e politizoni facebook-un, ai s’duhet të politizohet, aty postohet torta,macja, selfija, shega e pallaçinka, dasma e synetisë, njerëz me syze kornizash mode që me raste fshehin më mirë injorancën…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button