Delawie: Korrupsioni nuk luftohet me zyrtarë të korruptuar

Nuk mund të luftohet korrupsioni me zyrtarë të korruptuar”, ka deklaruar Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, raporton KTV. Ai ka thënë se eliminimi i korrupsionit është i pamundshëm.

Në tryezën për performancën dhe rezultatet e institucioneve të drejtësisë në luftimin e korrupsionit, ambasadori amerikan është shprehur se secili person që është i përfshirë në vepra të korrupsionit duhet të marrë dënimin e merituar.
“Nuk mund të luftohet korrupsioni me zyrtarë të korruptuar. Korrupsioni po i dëmton investimet, po e rritë varfërinë”, ka thënë Delawie.

Ndërsa Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka thënë se ndjen keqardhje që në Kosovë dënimet për korrupsion janë të shumta në profilet e ulëta dhe të mesme ndërsa janë të rralla dënimet për profilin e lartë. “Jemi dëshmitarë që kjo dukuri e rrezikon shtetin e Kosovës. Është në interesin e Britanisë që Kosova të jetë e fortë, e një gjyqësor i fortë është mënyra e vetme që të luftohet krimi e korrupsioni ”, tha ambasadori britanik. Ai ka ripërsëritur se korrupsioni është kanceri i këtij shteti të ri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button