Izraelitët e festojnë vrasjen e fëmijës palestinez (Video)

Një dhëndër izraelit dhe 12 dasmorë janë duke u akuzuar për nxitje të dhunës dhe terrorizmit, sepse kishin festuar vrasjen e një fëmijë palestinez, i cili ishte djegur për vdekje nga një sulm i zjarrvënies së qëllimshme.

Ali Daëabsheh vdiq pranë prindërve pasi që shtëpia e tyre në fshatin Duma e Bregut të okupuar Perëndimor u bombardua me zjarr nga kolonët në korrik të vitit të kaluar, transmeton Express.

Vetëm Ahmed, vëllai katërvjeçar i Alisë shpëtoi me djegie të rënda.

Por, në dhjetor të vitit të kaluar, u publikuan pamje të anëtarëve të një dasme duke e festuar këtë barbarizëm në Jerusalem.

Një video amatore e transmetuar në televizionin izraelit shfaqi të pranishmit hebrenj të ekstremit të djathtë, duke vallëzuar me armë, thika dhe koktej Molotovi, si dhe duke brohoritur thirrje anti-palestineze dhe duke e therur një fotografi të Alisë 18-muajsh.

Për më shumë ndiqeni videon më poshtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button