Takim koordinues për Marrëveshjen e Parisit për klimën

Presidenti Gjorge Ivanov sot mbajti takim koordinues me zëvendëskryetarin e Qeverisë së RM-së dhe kryesues me Këshillin nacional për zhvilim të qëndrueshëm, Vlladimir Peshevski, ku morën pjesë edhe koordinuesit nacional për ndryshime klimatike dhe për zhvillim të qëndrueshëm të Republikës së Maqedonisë dhe përfaqësues nga Minsitria e Punëve të Jashtme, njofton MIA.

Në takim, siç kumtoi Kabineti i presidentit Ivanov, janë këmbyer mendime për rëndësinë që e ka Marrvëeshja e Parisit për ndryshimet klimatike për Republikën e Maqedonisë dhe ndikimin të cilin implementimi i saj do ta ketë ndaj ekonomisë,s ektorit energjetik, transportit dhe industrisë në vend.

Republika e Maqedonisë ishte një nga 195 shtetet të cilat në nëntor të vitit të kaluar e miratoi këtë marrëveshje të parë universale dhe juridiko-obligative që duhet të hyjë në fuqi në vitin 2020. Më 22 prill të këtij viti, ambasadori i RM-së pranë Kombeve të Bashkuara e nënshkroi Marrëveshjen e Parisit në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Në takim, siç ceket në kumtesë, është vlerësuar se me nënshkrimin e Marrëveshjes së Parisit në Nju-Jork, Republika e Maqedonisë e tregoi angazhimin e vet për kyçje drejt përpjekjeve botërore për ulje të ndryshimeve klimatike. Në takim, presidenti Ivanov e ceki nevojën e ratifikimit të marrëveshjes për ndryshimet klimatike, pas konstituimit të përbërjes së re të Kuvendit të RM-së.

Bashkëbiseduesit këmbyen mendime për mundësitë për shfrytëzimin e mjeteve nga fondet për adaptim dhe implementim të obligimeve që dalin nga marrëveshja për ndryshimet klimatike.

Takimi koordinues është në prag të pjesëmarrjes së presidentit Ivanov në Samitin për ndryshimket klimatike COP22, që në nëntor do të mbahet në Marakesh, Mbretëri e Marokos.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button