Erdogan Obama bisedojnë në telefon për luftën kundër ISIS-it, ja çka thonë

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka realizuar një bisedë telefonike me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Barack Obama me theks të veçantë luftën me organizatat terroriste në rajon, kryesisht ISIS dhe PKK.

Sipas njoftimit të Presidencës, raporton trt, liderët kanë biseduar për fazat e mëvonshme të luftës me organizatën terroriste ISIS.

Presidenti amerikan ka vlerësuar lartë kontributin e Turqisë në përpjekjen me organizatën terroriste ISIS, në mënyrë të veçantë mbështetjen që ajo i siguron Ushtrisë së Lirë Siriane, bën të ditur i njëjti burim.

Gjithashtu Presidenti Obama tha se e ka pritur me kënaqësi procesin e dialogut që vazhdon ndërmjet Turqisë dhe Irakut në lidhje me nivelin e duhur dhe formën e pjesëmarrjes së Turqisë në koalicionin e krijuar kundër organizatës terroriste ISIS.

Ndërsa Presidenti Erdogan nga ana e tij tha se rajoni duhet pastruar nga të gjitha organizatat terroriste, përfshi edhe ISIS-in dhe PKK-në, duke u ndalur në rëndësinë që ka drejtimi me kujdes i operacionit në Mosull.

Presidenti Erdogan dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Obama ranë dakord për të mos lejuar strehimin e organizatës terroriste separatiste PKK në veri të Irakut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button