Andov: Jordan Mijallkov hyri te unë i armatosur për ta penguar Referendumin

Punët që i tregoi ish shefi i DSK-së, Sllobodan Bogoevski, në intervistën e dhënë për Telma, kontribuan për të dëshmuar mënyrën se si qeveriset në Maqedoni, thekson Stojan Andov, transmeton Portalb.

“Me punët që i tha Bogoevski, dha kontribut krucial që të përmbushet pasqyra për atë se si qeveriset në Maqedoni. Profesionalisht parashtroi çështjet që i ndjejmë. Jordan Mijallkov tentoi që ta pengonte referendumin në Maqedoni. Unë në librin tim, shkruaj se ai i armatosur më ka hyrë në zyre, atë që po e flet Bogoevski përputhet me atë që unë e di”, theksoi Andov.

Duke folur për popullaritetin e ashtuquajtur “familja në pushtet”, Bogoevski tha se familja Mijallkov dhe familja më e gjerë nuk ka rrënjë të VMRO-së, por se babai i Sasho Mijallkovit, Jordan Mijallkov, ka qenë ministri i parë maqedonas i Punëve të Brendshme i cili ka qenë “bashkëpunëtorë i federatës së atëhershme të shërbimeve sekrete me seli në Beograd, transmeton Portalb.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button